Përpara debutimit të PS5 Pro në fund të kësaj jave, tashmë kemi një konfirmim të disa specifikave zyrtare të versionit më të fuqishëm të PS5.
Digital Foundry ndau detajet nga manuali i përfshirë në një njësi testuese të PS5 Pro duke konfirmuar se konsola fuqizohet nga një procesor AMD Ryzen Zen 2 me 8 bërthama dhe 16 threads si dhe grafika RDNA që prodhojnë 16.7TF performancë grafike krahasuar me 10.23TF.
Në muajin Mars u raportua se PS5 Pro do të kishte performancë më të lartë falë një ndryshimi në arkitekturën RDNA të AMD.
Manuali gjithashtu tregoi se grafikat kanë 16GB memorie GDDR6 ndërsa PS5 Pro do të ketë edhe 2GB memorie DDR5 më të ngadaltë e cila është përgjegjëse për proceset e konsolës që skanë lidhje me gaming. Përdoruesit mund të zgjedhin deri në 2TB hapësirë SSD-je.
Me një kapacitet maksimal energji prej 390W, konsola konsumon më shumë sesa 340W të versionit bazë dhe Slim të PS5 Digital Edition.
Së fundi përmes një postimi në blogun e PlayStation, Sony zbuloi listën e 55 lojërave që do të përfitojnë nga përmirësimet e PS5 Pro kur konsola 699 dollarëshe të debutojë më 7 Nëntor. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al