AMD do të lançojë procesorin Ryzen 9000 3D V-Cache muajin e ardhshëm dhe i pari pritet të jetë Ryzen 7 9800X3D. Informacionet e para rreth pasardhësit të Ryzen 7 7800X3D janë zbuluar tashmë përfshirë datën e debutimit.
Ryzen 7 9800X3D do të debutojë më 7 Nëntor dhe vjen me 8 bërthama dhe 16 threads ndërsa modelet e tjera X3D të procesorëve do të pasojnë me më shumë bërthama.
Lançimi i shpejtë i këtyre modeleve vjen i papritur dhe duket sikur Intel është i shqetësuar për procesorët Core Ultra 200 Arrow Lake të cilët konkurrojnë kokë më kokë me modelet standarde Ryzen 9000.
Në fund të dy debutimet, Arrow Lake dhe Ryzen 9000 ishin zhgënjyese duke qenë se procesorët Zen 5 kishin nevojë për një përditësim BIOS për zhbllokimin e potencialit të plotë të tyre dhe procesorët Intel kishin përmirësime minimale krahasuar me gjeneratën e kaluar.
AMD ka shitur dy gjenerata procesorësh 3D V-Cache gjer më sot duke filluar me Ryzen 7 5000X3D dhe Ryzen 7000X3D. Të gjithë këto procesorë kishin memorie ekstra L3 që mbivendosej në CCD-në që kishte tetë bërthama procesorike.
Frekuencat e modeleve 3D V-Cache kanë qenë të ulëta dhe kishin një deficit performance përtej lojërave. Sidomos kur krahasoshin me procesorët Intel.
Sa i përket performancës që pritet nga Ryzen 7 9800X3D, në Cinebench R23 është postuar një rezultat prej 25,258 pikësh ndërsa modeli standard Ryzen 7 9700X arrin në 23,325 pikë. Të dy procesorët kanë PBO-në të aktivizuar gjatë testimit.
Modeli i kaluar Ryzen 7 7800X3D mund të arrijë vetëm 17,235 pikë pa PBO-në të aktivizuar.
Së fundi çmimi, Ryzen 7 7800X3D kushtonte 449 dollarë kur debutoi ndërsa për Ryzen 7 9800X3D ende nuk ka një informacion të tillë. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al