zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion ne tirane 7 ne pranga mes tyre 4 kineze dhe 1 ukrainase 69f09b704ae1a

Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, 7 në pranga, mes tyre 4 kineze dhe 1 ukrainase

April 28, 2026
1 minut lexim

Finalizohen nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, faza të tjera të operacionit të koduar “Network”, kundër shfrytëzimit për prostitucion dhe ushtrimit të kësaj veprimtarie.

Zbulohen 3 apartamente të tjera ku ushtrohej prostitucion. Vihen në pranga 7 shtetas (2 bashkëjetues, për shfrytëzim për prostitucion dhe 5 shtetase nga Kina dhe Ukraina, për ushtrim të prostitucionit).

Vihen në hetim 5 shtetas (2 përfitues nga kjo veprimtari dhe pronarët e 3 apartamenteve të dhëna me qira). Në vijim të kontrolleve dhe punës operative, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të qiramarrjes së apartamenteve në zona të ndryshme të kryeqytetit, për të ushtruar prostitucion, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan 2 faza të operacionit “Network”, gjatë të cilave u vunë në pranga shtetasit:

-S. Z., 33 vjeç dhe O. N., 22 vjeçe (shtetase ukrainase), bashkëjetues, pasi dyshohet se kanë shfrytëzuar për prostitucion, në një apartament të marrë me qira ditore, në rrugën “Njazi Demi”, shtetasen ukrainase, A. H., 23 vjeçe, e cila u arrestua për veprën penale “Prostitucioni”;

-L. M., 57 vjeçe, L. Sh., 39 vjeçe, Sh. R., 47 vjeçe dhe Zh. P., 37 vjeçe, të gjitha shtetase kineze, pasi ushtronin prostitucion, në 2 apartamente në zonën “Vasil Shanto” dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”.

Më tej, në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetas, ndër to, pronarët e 3 apartamenteve të dhëna me qira dhe 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

akuza te forta nga murati opozita po e shkel kushtetuten 69f09b0cca0bc
Lajmi i mëparshëm

Akuza të forta nga Murati: Opozita po e shkel Kushtetutën

izraeli leshon urdher urgjent evakuimi per dhjetera fshatrash libaneze 69f09bbfb4eb7
Lajmi i radhës

Izraeli lëshon urdhër urgjent evakuimi për dhjetëra fshatrash libanezë

Të fundit nga

ShkoLartë