Zbulimi i memorialit të UÇK-së, Lushtaku: Kujtesë e guximit të atyre që jetuan dhe vdiqën për liri

November 28, 2024
1 minut lexim

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e quajti dëshmi të një momenti që ndryshoi historinë, 28 nëntorin e vitit 1997, daljen e parë publike te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E lidhur me këtë ngjarje historike, sot në Llaushë u zbulua memoriali i daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, moment që Lushtaku e quan kujtesë e përjetshme e sakrificës dhe guximit të atyre që zgjodhën të jetojnë por dhe të vdesin për lirinë e Kosovës.

“Më 28 Nëntor 1997, Llausha u bë dëshmitare e një momenti që ndryshoi historinë: dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një thirrje për liri dhe një betim për atdhe, udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari.

Po sot në Llaushë, pas 27 vitesh, e zbuluam memorialin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky memorial është një kujtesë e përjetshme e sakrificës dhe guximit të atyre që zgjodhën të jetojnë por dhe të vdesin për lirinë e Kosovës. Nga kjo ditë, rruga drejt çlirimit u bë e pandalshme.  Lavdi UÇK-së dhe heronjve të saj!”, ka shkruar ai në Facebook.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kellogg i paraqet Trumit planin për fundin e luftës Ukrainë – Rusi

Story i radhës

Kevini flet me Drilonin për familjen dhe jetën e tij jashtë Big-ut

Të fundit nga

ShkoLartë