Zbatimi i Strategjisë së Transparencës ngec – vetëm nëntë nga 45 aktivitetet e planifikuara në Planin Aksional janë zbatuar plotësisht

February 28, 2022
min lexim

Në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, Fondacioni Metamorfozis kreu një Vlerësim të nivelit të zbatimit të Planit të veprimit të Strategjisë së Transparencës (2019-2021) me Planin Aksional të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në nëntor të vitit 2019. Strategjia ka për qëllim përmirësimin e mjedisit për transparencë dhe besim në punën e institucioneve.

Plani aksional për zbatimin e Strategjisë së Transparencës përfshin një periudhë dyvjeçare (nëntor 2019 – nëntor 2021) dhe përbëhet nga pesë kapituj, gjegjësisht: monitorimi dhe raportimi, qasja në informata, transparenca aktive e qeverisë dhe e organeve të tjera pushtetit ekzekutiv, përgatitja e akteve nënligjore dhe harmonizimi me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Kapitujt përmbajnë angazhime strategjike, të cilat më pas ndahen në masa dhe aktivitete.

Fondacioni Metamorfozis e monitoron zbatimin e aktiviteteve sipas treguesve të suksesit të shënuara në vetë Planin aksional dhe shërben si një raport hije për zbatimin e tij.

Me monitorimin është vlerësuar zbatimi i Planit aksional në dy dimensione: a zbatohet në kohën e duhur dhe a zbatohet tërësisht, në një mostër të rastësishme prej 50 institucioneve: 16 ministri dhe 34 organe dhe trupa të pushtetit ekzekutiv.

Përgjigje për pyetësorët kanë dorëzuar 33 nga 50 institucionet e kontaktuara, gjegjësisht 66% prej tyre: Sekretariati i Përgjithshëm, Sekretariati për Çështje Evropiane, 11 ministri dhe 21 organe të pushtetit ekzekutiv.

Nga përgjigjet e marra nga institucionet mund të konstatohet se angazhimi i Strategjisë së Transparencës për delegimin e kompetencave në procedurat e qasjes në informata nuk zbatohet as me iniciativë të vetë institucioneve.

Konkluzioni përfundimtar nga monitorimi është se zbatimi i Strategjisë së Transparencës ngec në pjesën më të madhe të periudhës së zbatimit të saj. Nga gjithsej 45 aktivitete të Planit aksional, nëntë janë përfunduar plotësisht brenda afatit të paraparë, tre janë përfunduar me vonesë, ndërsa tetë aktivitete janë ende në vazhdim, përkatësisht në rrjedhë e sipër. 25 aktivitete nuk janë realizuar fare.

Korniza kohore e Planit aksional për zbatimin e Strategjisë së Transparencës përkon me një periudhë me shumë paqartësi, duke përfshirë krizën e pandemisë dhe aktiviteti që aktualisht është vendimtar dhe duhet të zbatohet urgjentisht është zgjatja e afatit të zbatimit dhe përshtatja e tij me kushtet e reja shoqërore-politike.

Vlerësimi është në dispozicion në maqedonisht në ueb-faqen e Fondacionit Metamorfozis https://metamorphosis.org.mk/izdanija_arhiva/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ky djalë u shpëtua teksa po ecte drejt kufirit polak – ai nuk mban lotët teksa flet për babanë e tij që mbeti në Ukrainë

Story i radhës

Russians Ditch Ruble, Central Bank Scrambles as Fiat ‘Destruction’ Looms

Të fundit nga

Mickoski kërcënon prokurorët dhe gjykatësit!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aksion të ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët, siç thotë ai, nëse është e nevojshme, do të trajtohen ndryshe. Ai këtë e tha duke iu

20 të arrestuar për krime kibernetike në Kosovë

Njëzet persona jane arrestuar dhe rreth 120 mijë euro janë konfiskuar gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike”
ShkoLartë