zbatimi i rekomandimeve per gjykim te drejte takohen kryetarja e gjykates ne prizren dhe avokati i popullit 67d99bb91074d

Zbatimi i rekomandimeve për gjykim të drejtë, takohen Kryetarja e Gjykatës në Prizren dhe Avokati i Popullit

March 18, 2025
1 minut lexim

Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Shpresa Emra ka njoftuar Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, lidhur me zbatimin e rekomandimeve të adresuara nga IAP-ja për respektimin e të drejtave të njeriut gjatë proceseve gjyqësore.

Sipas njoftimit të Gjykatës, Emra ka informuar zyrtarët e Institucionit të Avokatit të Popullit lidhur me gjendjen dhe ngarkesën me lëndë, trajtimin e lëndëve me prioritet, dhe planin e punës së kësaj gjykate për trajtimin e lëndëve të vjetra, me qëllim që të respektohen të drejtat e qytetarëve për një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme.

Në të njëjtën kohë është bërë e ditur se “Dita e hapur” paraqet një mundësi për qytetarët për takim me kryetaren Emra për të adresuar shqetësimet e tyre.

Avokati i Popullit, sipas njoftimit, ka vlerësuar këtë praktikë meqë ofron një mundësi për të vepruar dhe ndërmarrë masa në lidhje me kërkesat dhe ankesat e qytetarëve.

Me këtë rast Avokati i Popullit ka theksuar se bashkëpunimi institucional është vendimtar, jo vetëm si obligim kushtetues, por edhe si parakusht themelor për luftimin efektiv të diskriminimit dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.

“Në këtë takim u diskutuan edhe gjetjet nga raporti vjetor për zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi”, përfundon njoftimi i Gjykatës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

be ja vazhdon perpjekjet per financimin e rel it pas nderprerjes se fondeve nga shba ja 67d99b01e9d5e
Story i mëparshëm

BE-ja vazhdon përpjekjet për financimin e REL-it pas ndërprerjes së fondeve nga SHBA-ja

abbey clancy shfaq stilin e persosur ne plazh me koleksionin e saj ff 67d99ce0a4772
Story i radhës

Abbey Clancy shfaq stilin e përsosur në plazh me koleksionin e saj F&F

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë