zbardhet vendimi i kushtetueses per rikthimin ne detyre te veliajt 696553b35d42c

Zbardhet vendimi i “Kushtetueses” për rikthimin në detyrë të Veliajt

January 12, 2026
1 minut lexim

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për çështjen e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke i dhënë të drejtë kryebashkiakut dhe duke rrëzuar vendimet e Këshillit të Ministrave dhe Presidentit të Republikës.



Së pari, Gjykata thekson se është ajo që ka kompetencën për të kontrolluar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e organit të zgjedhur drejtpërdrejt, bazueshmëria në Kushtetutë dhe ligj e të cilit vlerësohet vetëm prej saj, si autoriteti i cili thotë fjalën e fundit.

Për rrjedhojë, parashikimet e bëra në Ligjin për Qeverisjen Vendore nuk mund të interpretohen dhe të zbatohen si mekanizma që lejojnë shmangien ose rrudhjen e mbrojtjes kushtetuese të organit të qeverisjes vendore, pasi ligji nuk mund të ketë epërsi ndaj Kushtetutës.

Kjo do të thotë se nuk mund të ekzistojnë dy lloje të shkarkimit të organit të zgjedhur vendor, ai “ligjor” dhe “kushtetues”. Rrjedhimisht, kompetenca e Gjykatës për të shqyrtuar ankimin ndaj shkarkimit nga detyra të kryetarit të bashkisë ushtrohet në çdo rast, pavarësisht shkakut që është referuar në vendimin e shkarkimit.

Në seancën plenare publike të datës 31 tetor 2025, Gjykata Kushtetuese, e kryesuar nga Holta Zaçaj dhe me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve, shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga Erion Veliaj, i përfaqësuar nga avokatët Alban Dokushi dhe Ermal Yzeiraj. Si subjekte të interesuara në proces ishin Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Ministrave.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

demtoi ndertesen e ambasades bullgare ne shkup arrestohet autori 696550a7b15a7
Lajmi i mëparshëm

Dëmtoi ndërtesën e ambasadës bullgarë në Shkup, arrestohet autori

11 janari me temperaturat me te uleta ditet ne vijim pritet rritje e tyre 696555cea114c
Lajmi i radhës

11 janari me temperaturat më të ulëta, ditët në vijim pritet rritje e tyre

Të fundit nga

ShkoLartë