Zbardhet kush është “truri” i grushtit të shtetit në Gjermani

December 7, 2022
1 minut lexim

Një megaoperacion është zhvilluar nga policia gjermane në orët e para të mëngjesit për vendosjen në pranga të 25 personave të dyshuar për organizimine një komploti për rrëzimin e qeverisë.

Rreth 3000 efketivë, përfshirë zyratë nga Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) dhe njësitë speciale si GSG 9, ushtruan kontrolle në 137 objekte në pronësi të 52 të dyshuarve të përfshirë në tentativën për grusht shteti.

Në orën lokale 06:00 , forcat speciale sulmuan një shtëpi në zonën e Wannsee në Berlin. Tre minuta më vonë, bastisën shtëpizën Waidmannsheil në Bad Lobenstein (Thuringia).

Image

Pamje nga Gjermania

Në të njëjtën kohë, oficerët kontrolluan rreth 30 prona në Baden-Württemberg. Ndër të tjera, në një servis makinash dhe një zdrukthtari në Malet Ore (Saksonia).

Kërkime të mëtejshme edhe në Austri (Kitzbühel) dhe Itali (Perugia).

Sipas informacioneve të BILD, rrjeti ishte krijuar nga i vetëquajturi princi Heinrich XIII, i cili konsiderohet si truri i planit, si edhe një ish-deputete dhe gjyqtare në Berlin.

Mësohet se hetuesit kanë nisur hetimet pasi morën informacion mbi grupin në fund të muajit gusht të këtij viti.

Prokurori i Përgjithshëm Federal u shpreh: “Të akuzuarit i përkasin një organizate terroriste të themeluar në fund të nëntorit 2021, e cila i kishte vendosur vetes synimin të hiqte rendin ekzistues shtetëror në Gjermani dhe ta zëvendësojë atë me formën e saj të qeverisjes.”

Në mesin e të dyshuarve është edhe një ushtar i KSK, apartamenti dhe zyra e tij në Calë u kontrolluan nga policia. Pas grushtit të shtetit ata donin të formonin një qeveri të re, një “principatë” parimeve monarkike dhe të ndahej në ministri të ndryshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Iu ula në gjunjë”, çfarë biseduan çifti përpara se Sokoli të vriste ish-gruan shtatzënë

Story i radhës

Ballist Morina është arrestuar mbrëmë në Tiranë, shau Vuçiqin

Të fundit nga

ShkoLartë