zbardhet dinamika e vrasjes autori dhe viktima miq dedja u ngrit nga tavolina per ta perqafuar 27 vjecari e qelloi pa asnje fjale 674c9ff51e59c

Zbardhet dinamika e vrasjes! Autori dhe viktima miq! Dedja u ngrit nga tavolina për ta përqafuar, 27-vjeçari e qëlloi pa asnjë fjalë

December 1, 2024
1 minut lexim

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë pasdite në fshatin Ndroq të Tiranës, ku pas të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur Alfred Dedja, rreth 50-vjeç.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel Anila Haxha, autori i dyshuar i vrasjes, Julian Gjoshi, ishte mik me Dedjan.

Në momentin e ngjarje, viktima ka qenë duke drekuar me miqtë, kur në momentin që është futur në lokal 27-vjeçari, Dedja është ngritur për ta përqafuar, por ai e ka qëlluar me armë zjarri, pa i thënë asgjë.

Pas të shtënave autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij konflikti janë bërë prishja e pazareve të drogës mes autorit dhe viktimës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kurti zbulon emblemat ruse qe jane gjetur ne veri gjate bastisjeve te policise 674c9f41e2eac
Story i mëparshëm

Kurti zbulon emblemat ruse që janë gjetur në veri gjatë bastisjeve të Policisë

casemiro shpjegon arsyen pse ia dha medaljen e fa cup nje bashkelojtari te tij tek unitedi 674ca30179ccc
Story i radhës

Casemiro shpjegon arsyen pse ia dha medaljen e FA Cup një bashkëlojtari të tij tek Unitedi

Të fundit nga

ShkoLartë