Zbardhet dinamika e krimit makabër në Greqi, 29-vjeçarja e hodhi foshnjën e saj në ujë dhe festoi natën e ndërrimit të viteve në hotel!

January 2, 2023
1 minut lexim

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë lidhur me krimin makabër të ndodhur në Greqi, ku një 29-vjeçare hodhi foshnjën e saj në një digë në Aliakmonas.

E reja akuzohet për vrasje me dashje të foshnjës së saj 11-muajshe, por ajo thotë se nuk e ka kuptuar çfarë ka ndodhur sepse fillimisht i kanë thënë se foshnja jeton akoma.

Gruaja dyshohet se ka marrë një taksi nga fshati Stavros Imathias më 31 dhjetor, me foshnjën në krahë dhe janë nisur drejt vendit ku e ka hedhur në ujë.

Më pas ajo u nis për në Aleksandri dhe qëndroi në një hotel, ku kaloi natën e Vitit të Ri.

Sapo zbardhi ajo u kthye në shtëpinë ku jetonte me foshnjën, gjyshen dhe gjyshin.

Taksisti që e ka marrë nga diga e Aliakmonasit ka raportuar se ka marrë një telefonatë nga qendra për digën dhe prej aty ka marrë gruan që i ka thënë ta çojë në zonën e KTEL të Selanikut në Veroia.

“Ajo nuk dukej e mërzitur nuk kishte një fëmijë me vete. U ul në sediljet e pasme dhe nuk tha asgjë gjatë gjithë rrugës. Sjellja e saj ishte krejt normale, normale. E mora nga rruga kryesore, para urës”, tha taksisti, i cili u thirr nga policia për deklarim.

E pyetur nga policia se ku kishte mbetur foshnja, gruaja kundërshtonte vazhdimisht veten. Fillimisht nuk ka dhënë një përgjigje të qartë dhe i ka treguar policisë një tjetër vend për vendndodhjen e së bijës.

Autopsia e përfunduar mesditën e së hënës tregoi vdekjen nga mbytja në ujë. Foshnja u varros të hënën  në fshehtësi.

Bëhet e ditur se 29-vjeçarja është me banim në Stavros të Aleksandrisë dhe mësohet se ka probleme psikologjike. Gjithashtu mësohet se ajo ka pasur një mosmarrëveshje me babain e fëmijës, i cili sipas dëshmive të banorëve të zonës, ka tentuar të marrë kujdestarinë e foshnjës.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Penov: Kryetarët që dinë të menaxhojnë në kushte krize do t’ia dalin

Story i radhës

Marquinhos afër rinovimit të kontratës me PSG

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë