Zbardhet Dajti, ulen temperaturat/ Java e parë e pranverës vjen si dimër

February 27, 2022
1 minut lexim

Në javën e parë të muajit mars, në vend që të presim pranverën, do të kemi rikthimin e stinës së dimrit.

Në orët e para të mëngjesit zonat malore janë përfshirë nga reshje të pakta dëborë. Këtu në zonën e Dajtit trashësia e dëborës  arrin nga 3-5 cm. Reshjet e dëborës në zonën e Tiranës janë gjithnjë të mirëpritur. Të rritur dhe fëmijë i gëzohen bardhësisë që të ofron natyra.

“Erdha këtu së bashku me familjen, po kënaqem pasi bëmë së bashku edhe një plak prej dëbore”, thotë një pushues.

“Erdha me vajzën për të shijuar borën. U kënaqëm pa masë”, thotë një tjetër.

“Unë e dua shumë borën, me të mund të luaj dhe të bëj babagjysh prej bore. Por qenka shumë i vështirë për tu bërë do ta provoj përsëri”, rrëfen një djalë.

E ndërsa bora do të vazhdojë të bjerë në male, në zonat e ulta qytetarët duhet të mbajnë çadrat me vete.

“Do të kemi një minidimër në javën e ardhshme. Dua të them që në zonat malore do të kemi përsëri reshje dëborë, por jo me këtë intensitet, do të jenë më ta pakta. Të martën dhe të mërkurën do të kemi reshje shiu. Ndërsa temperaturat do të ulen deri në 6 gradë celcius, që do të thotë se në zonat malore mund të shkoj edhe në -7 gradë celcius, ndërsa në zonën e ulta do të shkojnë nga 3-6 gradë celcius. Ky do të jetë moti I javës ditëve në vijim”, thotë Drinalda Shaholli nga MetoAlb.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Roma 45 minuta me një lojtar më shumë, fiton në minutën e fundit 

Story i radhës

Spitali i Kumanovës pa anesteziolog, qytetarët për operim shkojnë në qytete të tjera

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë