Zbardhet aksidenti tragjik tek “Kodra e Diellit” që tronditi opinionin

1 minut lexim

Zbardhet dinamika e aksidentin rrugor të regjistruar mbrëmjen e djeshme te “Kodra e Diellit” në Tiranë ku mbetën të plagosur katër persona, mes tyre një fëmijë.

29-vjeçarja, Elinta Garo, ka qënë duke drejtuar mjetin e saj kur dyshohet se përdorimi i telefonit ka bërë që mjeti të humbte drejtimin dukë përplasur fillimisht një 27- vjeçare e identifikuar si Alkuna Telhaj, e cila ndodhet në spitalin e Traumës në rrezik për jetën.

Në gjendje të traumatizuar, 29-vjeçarja pasi përplasi të renë e humbi kontrollin mbi mjetin duke përplasur edhe çiftin Bagzan dhe Valentina Hysa.

Valentina mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa burri i saj akoma është nën vëzhgimin e mjekëve.

Në spital si i aksidentuar është paraqitur dhe një fëmijë i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shoferja e mjetit ndodhet në ambjentet e policisë dhe pritet që ditën e nesërme ti komunikojnë edhe akuzën ku burimet bëjnë me dije se 29-vjeçares do t’i vendosen prangat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Edhe Zvicra paralajmëron reduktime të energjisë elektrike

Story i radhës

​Fillojnë pagesat e përfituesve të subvencioneve në bujqësi

Të fundit nga

Në Majën e Malësorit

Këtë të diele me 17 nëntor, “Hikingnjeri” organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Malësorit 2424