zbardhet agjenda e shqiperise ne konferencen nderqeveritare ne bruksel per mbylljen e grupkapitujve 6a53d410c046a

Zbardhet agjenda e Shqipërisë në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel për mbylljen e grupkapitujve

July 12, 2026
1 minut lexim

Shqipëria hyn në një fazë të re të procesit të integrimit europian. Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin zyrtar shqiptar në konferencën e radhës ndërqeveritare me Bashkimin Europian, që do të zhvillohet më 14 korrik në Bruksel, ku pritet të zyrtarizohet mbyllja e tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit.

Brukseli ka konfirmuar zhvillimin e konferencës, e cila shënon një moment të rëndësishëm për diplomacinë shqiptare dhe nisjen e procesit të mbylljes graduale të kapitujve negociues. Sipas parashikimeve, ky proces pritet të vijojë me ritme të përshpejtuara deri në vitin 2027.

Konferenca ndërqeveritare pritet të nisë rreth orës 19:00 në Këshillin e Bashkimit Europian. Kryeministri Rama pritet të mbajë një fjalë përpara përfaqësuesve të vendeve anëtare, së bashku me ministrin e Jashtëm të Irlandës dhe komisioneren europiane Marta Kos.

Më pas do të negociohet dhe formalizohet mbyllja e tre kapitujve të parë të negociatave:

Kapitulli 26: “Arsimi dhe kultura”

Kapitulli 25: “Kërkimi shkencor”

Kapitulli 30: “Marrëdhëniet me jashtë”

Në përfundim të takimit është parashikuar një konferencë për shtyp rreth orës 20:00.

Tre kapitujt e parë që mbyllen për Shqipërinë përkojnë me presidencën e Irlandës në Këshillin e BE-së, e cila do të vijojë ta mbajë këtë rol deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se axhenda europiane e Shqipërisë është dakordësuar me institucionet e Bashkimit Europian dhe se objektivi është që brenda dekadës vendet anëtare të përfundojnë proceset e ratifikimit për anëtarësimin e Shqipërisë në union.

Përpara angazhimeve në Bruksel, më 13 korrik, Rama do të jetë në Paris me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, ku do të marrë pjesë në një darkë pune me vullnetarët e Ukrainës. Mëngjesin e 14 korrikut, ai do të ndjekë edhe Paradën Ushtarake franceze.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nature zbulim i jashtezakonshem ne tajlande gjendet nje dinozaur gjigant me qafe 20 metra te gjate 6a53d3ce83832
Lajmi i mëparshëm

“Nature”: Zbulim i jashtëzakonshëm në Tajlandë: Gjendet një dinozaur gjigant me qafë 20 metra të gjatë

sulme te reja ne gaza pese viktima mes tyre edhe nje vajze 9 vjecare 6a53d472a93bd
Lajmi i radhës

Sulme të reja në Gaza, pesë viktima mes tyre edhe një vajzë 9-vjeçare

Të fundit nga

ShkoLartë