Zbardhen prapaskenat/ PS përçan grupin e Alibeajt për zgjedhjen e Avokatit të Popullit!

December 23, 2022
min lexim

Grupi i deputetëve demokrat që drejtohen nga Enkelejd Alibeaj nuk arritën deri në fund që të gjenin kandidatin e tyre të përbashkët për Avokatin e Popullit.Për shkak të ndasisë së tyre mes dy kandidateve, Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkajt, zgjedhja e Avokatit të Popullit është shtyrë deri më tani. Por, edhe në fund të vitit, demokratët nuk arritën t’i imponoheshin deputetëve të mazhorancës, të cilët në traditë ia kanë lënë zgjedhjen e Ombudusmanit opozitës.

Gazeta “Panorama” mësoi se ditën e mërkurë, Enkelejd Alibeaj, thirri në një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit deputetët për të diskutuar në lidhje me rendin e ditës ku ishte edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Burimet bënë me dije për gazetën “Panorama” se Enkelejd Alibeaj, i ka pohuar atyre se Partia Socialiste nuk mbështet kandidaturën e Ledio Brahos, por vetëm Dorian Gjomarkajn. Paralajmërimi i tij ka revoltuar deputetët e PD-së që ishin aty.

Kujtojmë që rreth dy muaj më parë, Grupi i demokrateve që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj zhvilloi një votim të brendshëm për të zgjedhur kandidatin që do mbështesnin në Parlament mes Ledio Barhos dhe Dorian Gjomarkajt.

Nga ky votim rezultoi se Braho pati një avantazh të konsiderueshme në mbështetjen e deputetëve. Megjithatë, Enkelejd Alibeaj ka nguruar që ta çonte në Parlament për votim vetëm Ledio Brahon, por donte dy emrat pasi Gjomarkaj gëzonte edhe mbështetjen e tij.

Në këtë kontekst, ditën e mërkurë mbi 10 deputetë të PD-së me ne krye Gazment Bardhin shprehën rezervën e tyre për zgjedhjen e Gjomarkajt, duke iu imponuar PS-së dhe Alibeajt. Ndaj, ata tërhoqën firmat nga mbështetja e Gjomarkat, duke bërë që ky i fundit të mos plotësonte kriteret ligjore që të ishte kandidat në Parlament. Kjo lëvizje e deputetëve demokratë mësohet nga burimet se ka shkaktuar revoltë tek Alibeaj dhe ky i fundit duke iu drejtur Bardhit ka paralajmëroi se do të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të Grupit. Sipas burimeve, nga mbledhja e deputetëve në Kryesinë e Kuvendit mësohet se Alibeaj është shprehur

“Duhet të gjeni një person tjetër për kryetar të Grupit të PD-së”. Por, duket se Alibeaj ka ndryshuar mëndje më pas dhe deri më tani nuk e ka ndërmarrë një akt të tillë. Sakaq mes përplasjes për emrin e Ledio Brahos dhe Dorian Gjomarkajt do të fitojë Erinda Ballanca, e cila pritet të vijojë të qëndrojë në detyrë derisa opozita të unifikohet për një emër që do gëzojë edhe mbështetjen e PS-së.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: Rreth 29 mijë studentë do të marrin nga 6.480 denarë në llogaritë e tyre

Story i radhës

FBI rekomandon përdorimin e bllokuesve të reklamave

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë