Zbardhen emrat e te arrestuarve në fermën e hashashit në Drenovicë Berat

min lexim

Detaje të reja janë bërë me dije nga operacioni i ditës së djeshme në në fshatin Drenovicë, të njësisë administrative Kutalli në Berat.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dijë pë Top Channel, se në pranga ranë Hamdi Dyli, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Blerim Xheka, Bashkim Mema, Edison Mema, Endriol xheka, Mirvaldo Disha, Samoel Lushaj, Drita Mema , Izmire Mema.

Te arrestuarit nga fshati Drenivice, Ishem, Lezha, Kopliku, Nikla, kamez, Tirane ndërsa në kërkim është shpallur dhe një 19 vjeçar.

Sera ku ishte ndërtuar kapanoni ku përpunohej droga ishte ne pronësi te Hamdi Dylit. Sera ishte ndarë në 4 pjesë ku 95 gratë e punësuara, te cilat po hetohen ne gjendje te lirë, pastronin çdo dite lëndën narkotike të tharë qe ua sillnin me furgon.

Punëtorët te cilat ishin te moshave te ndryshme deri 75 vjeç kane thënë se janë punësuar jo ne te njëjtën kohe. Por pjesa me e madhe kishte 20 dite qe punonin. Lënda narkotike e thare vinte me furgon, punëtorët e pastronin dhe paketonin dhe furgoni e largonte.

Paguheshin 50 mije lekë në ditë dhe rrinin 24 orë në serë. Aty ushqeheshin dhe flinin.
Gjate operacionit te policisë janë sekuestruar rreth 875 kg kanabis e thare.

Policia ka sekuestruar dhe 2 pistoleta dhe një kallashnikov.

Po ashtu është sekuestruar dhe një shume e konsiderueshme parash

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Amnesty International: FIFA t’i kompensojë punëtorët migrantë

Story i radhës

Drejtori Maksuti Kryetarit të Haraçinës ia prezantoi punen e Institutit dhe biseduan për bashkëpunim

Të fundit nga