Zayn Malik i bën homazhe Liam Payne në nisje të turit

November 25, 2024
1 minut lexim

Zayn Malik ka bërë homazhe për shokun e tij të grupit ‘One Direction’, Liam Payne në shfaqjen e tij në Leeds të shtunën mbrëma, me një tabelë ku shkruhej: “Të dua vëlla”.

Mesazhi, i cili është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, kishte edhe emrin e Payne dhe vitin kur lindi dhe vdiq.

31-vjeçari gjithashtu shtyu më parë pjesën e turneut në SHBA pas “humbjes zemre”.

Më vonë ai i riplanifikoi shfaqjet e Edinburgut, të cilat ishin planifikuar për 20 dhe 21 nëntor, në dhjetor për shkak të “rrethanave të paparashikuara”.

Pas vdekjes së Payne, Malik tha se ai “asnjëherë nuk mund ta falënderonte” atë për mbështetjen e tij gjatë disa prej kohërave “më të vështira”.

“Të gjitha kujtimet që kam me ty do t’i ruaj përgjithmonë në zemrën time”, tha ai në një postim në Instagram.

Payne vdiq, në moshën 31-vjeçare, pasi u rrëzua nga kati i tretë i ballkonit të hotelit në Argjentinë muajin e kaluar. Familja, miqtë dhe ish-shokët e grupit e kujtuan atë në funeralin e tij në Amersham në Buckinghamshire të mërkurën.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Story i radhës

Kryeparlamentari Afrim Gashi nesër takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë