Andre Onana është gati të largohet njëherë e mirë nga Kupa e Botës Katar 2022, duke lënë pas Kamerunin, pas sherrit që pati me trajnerin Rigobert Song.
Tekniku i Kamerunit e la portierin jashtë ndeshjes me Serbin, që përfundoi me barazimin 3-3, dhe kjo gjë e ka shtyrë edhe më shumë lojtarin që të vendosë të largohet.
Duke folur për mediet italiane në lidhje me këtë ngjarje, zëvendëspresident i Inter-it, Javier Zanetti u shpreh:
“Ne po përpiqemi të kuptojmë, duam të flasim mirë me lojtarin. Sigurisht që ka pasur një diskutim”.