Kapiten historik dhe, sot, zëvendëspresident. Javier Zanetti po shijon Inter-in e tij dhe ka zbuluar disa nga sekretet e zikaltërve të viteve të fundit. Nga fitoret me Conte-n, të kurorëzuara me titullin, te triumfi i fundit në Superkupën e Italisë nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi.
“Titulli? Ka qenë një moment i rëndësishëm.
Kemi arritur të fitojmë kampionatin vitin e kaluar dhe Superkupën e kohët e fundit. Këto fitore kanë ardhur falë grupit, skuadra ka zhvilluar një mentalitet dhe një identitet, por edhe personalitetin e duhur për të kaluar momentet më të komplikuar”, ka thënë Zanetti për Pagina 12.
Nuk mund të mungonte një koment edhe për Lautaro Martinez:
“Jam shumë i gëzuar për momentin që po kalon Lautaro Martinez. Kur e kemi blerë, kemi patur një vizion që nuk ishte përqendruar tek e ardhmja e afërt, por tek ajo që mund të ndodhte në tre ose katër vitet e ardhshme. Jam i lumtur për atë që po bën në kombëtare”.