​Zanetti i frikësohet eliminimit të Interit nga Porto

November 7, 2022
1 minut lexim

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka komentuar shortin e Interit që do të luajë kundër Portos në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

“Nerazzurrët” përfunduan të dytët në Grupin C, përpara Barcelonës dhe Viktoria Plzenit, por pas fituesit të grupit Bayern Munichut.

Duke folur për “Sport Mediaset” në selinë e UEFA-s, Zanetti the se ndeshjet ndaj ekipit portugez nuk do të jenë aspak të lehta.

“Do të jenë ndeshje të vështira, unë e njoh mirë Porton dhe ish-bashkëlojtari im Conceiçao po bën një punë të shkëlqyer atje. Do të varet shumë nga gjendja e formës në muajin shkurt, është gjithmonë një ndeshje e Ligës së Kampionëve dhe ne duhet të kemi respektin maksimal për kundërshtarët tanë”, tha Zanetti.

Ndryshe, Interi nuk po kalon në formën më të mirë në kampionat dhe së fundit humbi derbin ndaj Juventusit me rezultat 2-0.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trajanov: Do të kërkojë zgjedhje të parakohshme dhe Qeveri me të gjitha partitë politike

Story i radhës

​I ftohti nuk i bën mirë lëkurës

Të fundit nga

ShkoLartë