Zaneti bëhet trajner i ri i skuadrës së shqiptarëve

Nuk ka më dyshime, Paolo Zaneti do të jetë trajneri i ri i Empolit të shqiptarëve. Ai do të zëvendësojë Aurelio Andreacolin e larguar.

Prej ditësh ishte lakuar emri i ish-trajnerit të Venecias për të marrë drejtimin e skuadrës ku aktivizohet Asllani, Bajrami dhe Ismajli, ndërkohë që ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi nga vetë klubi italian.

Vlen të theksohet fakti se Asllani dhe Bajrami ishin 2 protagonistët absolutë te Empoli, në sezonin që sapo lamë pas. Pritet që shqiptarët të kenë të njëjtën peshë dhe protagonizëm edhe me trajnerin e Zaneti, i cili e ka drejtuar edhe në të kaluar Empolin.

“Klubi i Empolit njofton se i ka besuar drejtimin teknik të skuadrës së parë Paolo Zanetit. Tekniku ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër”, shkruhet në njoftimin e klubit toskan.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nëna e Ledrit tregon emrin e këngëtarit që do të këndojë në dasmën e reperit

Story i radhës

Trajanov: Numri i deputetëve të ulet në 90

Të fundit nga