Zakonet e Jennifer Aniston që (s’) duhet t’i ndiqni gjatë vitit 2025

January 4, 2025
min lexim

Jennifer Aniston ka folur lidhur me rutinën e saj, si dhe me zakonet e mira që përpiqet të ndjekë

Ajo tha se ka një marrëdhënie më të mirë me trupin e saj sesa me zakonet e gjumit.

Aktorja 55-vjeçare së fundmi në një intervistë për “Allure” ka theksuar se ajo dhe trupi i saj “vërtetë e duan njëri-tjetrin.”

Ajo shtoi se çdokush duhet të dojë trupin e tyre.

Duhet të duam trupat tanë. Ai po bën më të mirën që mundet. Ka qenë me ne që nga dita kur kemi filluar, kështu që nuk mund të jemi shumë të ashpër me të,” këshilloi ylli i “The Morning Show.”

Ajo tregoi dhe historinë që e bëri të mendojë në këtë mënyrë.

Njihja një burrë të moshuar dhe ai ishte thjesht duke punuar, punuar, punuar. I thashë, ‘Je impresionues. Nuk ndalesh kurrë.’ Dhe ai më tha, ‘Unë thjesht nuk e le të veten të plakem”, tregoi aktorja.

Kjo përgjigje, siç ajo theksoi, e bëri të reflektojë.

“Sigurisht, të gjithë do të plakemi, por si mund të zhvillojmë veten ndërsa plakeshim?” pyeti ajo. “Dhe kjo ka të bëjë me dhënien e vëmendjes që trupi yt e meriton. Për mua personalisht, i kam dashur vitet e tridhjeta, por të njëzetat ishin asgjë. Ishte një makth. Nuk e kuptoja se çfarë ishte stërvitja deri në të 30-at.”

Aktorja e “Friends” gjithashtu shpjegoi se si e përqafon plakjen “me pozitivitet dhe mirënjohje.”

“Ne jemi ende këtu. Cila është alternativa? Po mundohem të mos mendoj për plakjen. Po mundohem të mos mendoj për moshën. Bota do të jetë gjithmonë aty për të na thënë se cila është mosha jonë dhe çfarë duhet të bëjnë gratë në shoqëri kur janë kështu ose ashtu,” shtoi ajo.

Megjithëse ka një marrëdhënie më të mirë me trupin e saj, fituesja e “Emmy-s” pranoi se me gjumin ka një marrëdhënie të vështirë.

“Vërtet dua ta dua dhe jam e sigurt që ai do të më dojë, por kemi pasur vështirësi, sidomos gjatë 10, 15 viteve të fundit. Është thjesht e vështirë të fikësh trurin, e vështirë t’i thuash trurit të ndalojë së foluri,” tha ajo.

Aktorja tha se ka “punuar shumë për të përmirësuar zakonet e gjumit të saj.”

“Jam përpjekur fort të shkoj në shtrat gjatë javës në orën 10 të mbrëmjes, të harroj gjithçka dhe pastaj të ulem aty dhe të lejoj botën të bie mbi mua. Jam përpjekur të përballoj këtë sfidë për veten time. Disa ditë janë të shkëlqyera dhe disa jo.”

Megjithatë, ajo theksoi se përpiqet të mos jetë e ashpër me veten.

“Unë besoj shumë te përpjekja për të mos qenë shumë e ashpër me veten, sepse bota është kaq e keqe tani dhe kaq agresive dhe negative. Pra, pse duhet ta bëjmë ne vetë?” pyeti ajo.

Përveç se po mundohet “të mos jetë e ashpër” me veten, ajo zbuloi se përpiqet ta kombinojë këtë me qasjen 80/20.

“Tetëdhjetë përqind jetesë të shëndetshme dhe pastaj 20 përqind është: Shko pi një martini, shko ha pica dhe hamburgerë dhe qëndro deri vonë me miqtë tuaj. Ka një balancë,” tha ajo.

Epo, disa zakone mendojmë se njësojë si Jennifer Aniston duhet t’i përvetësojmë të gjithë (përveç raportit me gjumin).

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reshje të mëdha të borës mbrëmë, kjo ishte gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë

Story i radhës

Ngritet procedurë hetimore ndaj një 23 vjeçari nga Zhelina, dyshohet se ka kryer akte seksuale me të mitur!

Të fundit nga

ShkoLartë