Zakharova: Vatikani i kërkon falje Rusisë për deklaratën e Papës lidhur me çeçenët dhe burjatët

December 15, 2022
1 minut lexim

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova deklaroi se Vatikani kërkoi falje për deklaratën e udhëheqësit shpirtëror të katolikëve, Papa Françesku në lidhje me çeçenët dhe burjatët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke kujtuar se Papa i përshkroi çeçenët dhe burjatët si “më mizorët” në luftën Rusi-Ukrainë, Zakharova tha se Vatikani i kërkoi falje Rusisë për këtë arsye.

“Sot morëm deklaratën e Vatikanit nga burime diplomatike. Në këtë deklaratë thuhet: ‘Sekretariati i Shtetit të Vatikanit kërkon falje nga Rusia. Vatikani respekton të gjithë popujt e Rusisë, dinjitetin, besimin dhe kulturën e tyre, ashtu si vendet dhe të drejtat e tjera në botë”.

Zakharova tha se e respektojnë këtë qasje të Vatikanit. “Mendojmë se ky rast është zgjidhur dhe shpresojmë të vazhdojmë ndërveprimin konstruktiv me Vatikanin”, shtoi ajo.

“Armët nga SHBA-ja në Ukrainë janë objektivi ynë legjitim”

Lidhur me pretendimet se SHBA-ja planifikon të dërgojë bateritë e sistemit të mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë, Zakharova tha: “Ne i këshillojmë ata që marrin vendime në Washington që të mos na dëgjojnë madje as neve por veten e tyre për të marrë vendime të shëndosha. Çdo sistem armësh dhe personeli i shërbimit të furnizuar në Ukrainë, përfshirë Patriot-in, mbeten objektiva parësore dhe legjitime të Forcave të Armatosura të Rusisë”.

“Ne jemi të hapur për propozime për ndryshime në marrëveshjen e grurit”

Duke iu referuar marrëveshjes së dërgesës së grurit të nënshkruar më 22 korrik ndërmjet Türkiyes, Ukrainës, Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara (OKB), Zakharova tha se “ata janë të hapur për propozime të ndryshme në lidhje me ndryshimet në këtë marrëveshje”.

Zëdhënësja Zakharova tha se pjesa e marrëveshjes që ka të bëjë me Rusinë nuk është zbatuar dhe përpjekjet në këtë drejtim nuk janë të mjaftueshme.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Universiteti i Tetovës ndau 113 bursa për studentët ekselentë

Story i radhës

Çavuşoğlu: Presim marrjen e masave kundër organizatave të PKK-së që janë shumë aktive në Belgjikë

Të fundit nga

ShkoLartë