zakharieva bullgaret jane pjese e realitetit ne rmv kjo duhet te pranohet 64dca4dbbf80c

Zakharieva: Bullgarët janë pjesë e realitetit në RMV, kjo duhet të pranohet

August 16, 2023
1 minut lexim

“Maqedonia e Veriut duhet t’i zbatojë reformat e nevojshme për t’i përmbushur kushtet nëse dëshiron të fillojë negociatat për anëtarësim në BE”.

Këtë e deklaroi ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, e cila është edhe kryetare e Komisionit për politikë të Jashtme në Kuvendin e Bullgarisë.

Siç raporton BGNES, komenti i saj vjen në prag të ndryshimeve kushtetuese që duhet të bëhen në Maqedoninë e Veriut për futjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Ajo iu bëri thirrje autoriteteve në Maqedoni që të mos frikësohen nga ndryshimet.

“Ndryshimi i Kushtetutës së RMV-së nuk është punë e madhe. Bullgarët janë pjesë e realitetit të RMV-së dhe kjo duhet të pranohet”, tha Zakharieva.

Ajo gjithashtu tha se është në të mirë të të dy vendeve që të hapin faqe të re të marrëdhënieve midis tyre.

MARKETING

RENT A CAR

festa e birres ne korce policia nxjerr planin e masave zonat ku do te bllokohet qarkullimi 64dca378c7eab
Story i mëparshëm

Festa e Birrës në Korçë, policia nxjerr planin e masave: Zonat ku do të bllokohet qarkullimi

neymar e zbulon arsyen pse kaloi te al hilal 64dca6442a961
Story i radhës

​Neymar e zbulon arsyen pse kaloi te Al Hilal

Të fundit nga

Jamal Roberts fiton “American Idol 2025”

Pas disa javësh performancash të paharrueshme dhe kulmesh emocionale, “American Idol” ka shpallur fituesin. Jamal Roberts nga Meridian, Misisipi, mori titullin gjatë finales së sezonit të 23-të më 18 maj. Njoftimi erdhi
ShkoLartë