Zajmi: Mjekët po ballafaqohen me padrejtësi, nuk po u paguhen kujdestaritë

October 13, 2023
1 minut lexim

Arianit Zajmi nga këshilli Këshilli Organizativ i Protestës në “Info Magazine” në Klan Kosova se cilat janë hallet e specializantëve.

Ai u shpreh se mjekët që nga paslufta vazhdimisht janë ballafaquar me padrejtësi të shumta.

“Unë mendoj që protestat tona janë një model i një rezistence demokratike, një rezistence të pasur dhe një rezisence morale të mjekëve ndaj padrejtësive që po iu bëhen. Mjekët që nga paslufta vazhdimisht janë ballafaqu me padrejtësi të shumta”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu tha se specializantët që nga shkurti nuk janë paguar për kujdestaritë 24 orëshe.

“Kujdestarinë për dallim prej çdo punëtorë tjetër i Republikës së Kosovës, që po i nënshtrohet ligjit të ri të pagave, po i nënshtrohet ligjit të punës, ky dallim po bëhet vetëm tek ne specializantët. Ekziston një kategori e specializantëve me subvencione të cilët marrin pra ndihma, pra subvencione nga shteti, të cilëve prej muajit shkurt nuk u është paguar asnjë cent për punën e tyre që e kanë bërë gjatë kujdestarive 24 orëshe”. u shpreh ai.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Tryeza me prodhuesit shqiptarë, Balluku: Qeveria në krah të bizneseve, po punojmë për të shkurtuar afatet e aplikimeve

Story i radhës

Erdoğan: Izraeli duhet të lejojë ndihmën humanitarë në Gaza përmes Egjiptit

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë