“Zajednica nuk kalon”, Çfarë tha mbrëmë Albin Kurti pas përplasjes në Kuvend?

March 3, 2023
min lexim

Në Kuvendin e Kosovës, për katër orë rresht e me ton të lartë mes pushtetit e opozitës, është debatuar për procesin e dialogut me Serbinë si dhe për planin evropian.

Seanca ka nisur në orën 22:00 të së enjtes dhe ka përfunduar pas mesnatës, rreth orës 02:30 të mëngjesit.

Pas deklarimeve të disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nga pozita dhe opozita, fjalën e ka marrë kryeministri, Albin Kurti.

Kurti tha se “Zajednica”, edhe pa u zbatuar në terren, ka bërë dëme vetëm si ide që është bërë vendim.

“Nuk kam ndryshuar përmbajtësisht për të keq. Por besoj fuqishëm që ju keni ndryshuar deklarativisht për të mirë”- tha Kurti.

“Zajednica ka kaluar këtu në Kuvend. Zajednica nuk kalon, nuk ka kaluar në gjykatë, nuk kalon në popull. Zajednica nuk kalon as në Kryeministri e as në Qeveri. Por, këtu, në Kuvend, ka kaluar. Përfshirë edhe deputeten, se e harrova me e përmend, tash po e kuptoj pse po bën zhurmë. Me datën 27 qershor 2013, edhe deputetja Ganimete Musliu e ka votuar Zajednicën”- tha Kurti.

Kryeministri i ka përmendur me emër e mbiemër edhe deputetët e opozitës që e kishin votuar marrëveshjen e 27 qershorit të vitit 2013.

Tutje, Kurti, në seancën ku po raportonte mbi dialogun, u shpreh se Beogradi zyrtar gjatë “bisedimeve për dialogun, e ka dashur zbatimin e Asociacionit si parakusht”.

“A besoni që tërë vjeshtën e kaluar, edhe në këtë dimër, insistimi I Beogradit është që të bëjmë marrëveshje, pasi të zbatohet Asociacioni? Kjo nuk u bë, kjo është fitore e jona në ecje. Nuk është thjesht e imja. Është e institucioneve të Kosovës, e qëndrushmërisë së këtij shteti” – tha Kurti.

Për interpretimet e deputetëve për propozimin franko-gjerman për marrëveshje themelore, Kurti tha se janë interpretime negative.

“Parashikimet për rreziqe janë evidente, i kam shënuar të gjitha, i marrë shumë seriozisht dhe unë ju falenderoj për ato. Ne jemi këtu dy palë. Pa pranuar Kosova, nuk bëhet, dialogun unë e udhëheq. Asociacioni apo “Zajednica”, edhe pa u realizuar në terren, ka bërë dëme të mëdha, vetëm si ide”- theksoi ai.

E gjatë seancës, Kurti tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk pajtohet me përmbajtjen e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Pranimi bëhet vetëm përmes nënshkrimit të të dyja palëve. Refuzimi për ta nënshkruar është tregues që ata nuk janë dakord me përmbajtjen”– tha Kurti, duke iu referuar takimit të nivelit të lartë mes tij dhe Vuçiqit në Bruksel, më 27 shkurt, ku u diskutua propozimi evropian.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, pra tri partitë opozitare, kanë adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti. Duke kërkuar tranparencë në dialog, nga opozita thanë se me pranimin e planit evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Kurti ka hequr dorë nga premtimet që i ka dhënë në të kaluarën.

Sipas Armend Zemajt, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, si opozita dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, e kanë imponuar nocionin se kushdo që negocion me Serbinë, është tradhtar.

Kryeministri Kurti dhe VV-ja e kishin instaluar logjikën se kushdo që negocion me Serbinë, është tradhtar” – ka thënë ai.

E deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se “kemi devalvuar në një marrëveshje që, dashtë e pa dasht, duhet ta duartrokasim”.

Ai më tej ka thënë se ka disa pyetje për kryeministrin Kurti. E para pyetje që e ka bërë është nëse Kurti do ta pranojë ose jo “Zajednicën”.

“A do ta pranoni Zajednicën, a do ta pranoni statusin e Kishës Ortodokse Serbe, a jeni ju ai kryeministër që e keni kundërshtuar fuqishëm”- ka pyetur Lekaj.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA, arrestohen 2 persona nën dyshimet për eksportimin e teknologjisë së aviacionit në Rusi

Story i radhës

YouTuber popullor Kai Cenat thyen rekordin e abonimeve në Twitch

Të fundit nga

ShkoLartë