Zaharova thotë se BE dhe vendet e NATO-s nuk lejuan në Beograd avionin me delegacionin rus

1 minut lexim

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zaharova, ka hedhur akuza ndaj BE-së dhe NATO-s, ku sipas saj penguan vizitën e delegacionit rus në Beograd.

Sipas Sputnik, Zaharova, e cila ishte mysafire e televizionit italian La7, citohet të ketë thënë se Serbia dhe vendet fqinje nuk lejuan avionin me delegacionin rus, i cili duhej të shkonte nesër në Beograd, të kalonte në hapësirën e tyre ajrore.

”Vetëm sot, një orë më parë, vendet përreth Serbisë mbyllën kanalin e komunikimit, duke mos lejuar që aeroplani i Sergej Lavrov me destinacion Serbinë të kalojë në hapësirën e tyre ajrore. Delegacioni rus duhej të arrinte në Beograd për bisedime. Bashkimi Evropian (BE) dhe vendet e NATO-s kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore dhe kanalin e ardhshëm të komunikimit”.

Story i mëparshëm

Pa energji elektrike sot disa pjesë të Karposhit

Story i radhës

Vëllezërit Veshaj kopjojnë fjalë për fjalë emisionin italian?

Të fundit nga