Struga Trim Lum fitoi derbin në shtëpi ndaj Shkëndijës dhe me një gol rriti avantazhin në krye të tabelës në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll.
Trajneri vendas Srxhan Zaharievski ka folur pas ndeshjes ndaj tetovarëve.
“Kjo ishte më shumë një ndeshje taktike sesa cilësore, në të cilën shfrytëzuam shansin tonë, i cili në fund rezultoi vendimtar në fitoren ndaj Shkëndijës”, tha ai.
Hristijan Maleski ishte fatal për Shkëndijen. Goli i tij në pjesën e parë ishte vendimtar në duelin buzë liqenit.