Zaev: Ne fillojmë negociatat me BE-në, më vjen keq për gjendjen e opozitës maqedonase

July 17, 2022
min lexim

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është shprehur i lumtur për vendimin që mori dje kuvendi i Maqedonisë me miratimin e propozimit francez.

Ai ka deklaruar se më në fund mundi shumëvjeçar u shpërblye dhe gjuha maqedonase do të njihet nga BE.

“Ditë të rëndësishme! Dua t’i uroj qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas 17 vjetësh, më në fund kemi një hap të madh përpara, po fillojmë negociatat me BE-në. Posaçërisht dua të përgëzoj popullin maqedonas, ne hyjmë në BE si maqedonas, me identitet të mbrojtur maqedonas dhe shumë e rëndësishme, me gjuhën tonë maqedonase. Falënderoj të gjithë deputetët, politikanët dhe qytetarët maqedonas si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Bullgari, të cilët u ngritën mbi ndarjet dhe mbështetën këtë zgjidhje, e cila jam i bindur se lejon rivendosjen e miqësisë dhe përparimin. Faleminderit Pendarovskit, Kovaçevskit, Mariçiqit, Osmanit, Ahmetit dhe gjithë koalicionit tonë qeveritar dhe veçanërisht deputetëve maqedonas që votuan për të ardhmen evropiane. Falë GERB-së së Bojko Borisovit si dhe Mustafa Karadait, kryetar i partisë liberale DPS, nga e cila vjen edhe Ilhan Kyqyk, i cili së bashku me deputetët e partisë PP të Petkovit dhe partisë DB të Hristo Ivanovit, panë këtë mundësi për një hap të përbashkët përpara. Falënderoj të gjitha bashkësitë etnike në vendlindjen tonë që edhe një herë qëndruan krah për krah me popullin vëllazëror maqedonas”, ka deklaruar Zaev.

Ai ka shprehur keqardhje që opozita maqedonase shfaqi revoltë aq të madhe ndaj propozimit, i cili dërgon vendin drejt BE-së.

“Po opozita? Më vjen keq që të gjitha këto i përdorën vetëm për të ardhur në pushtet, por në kurriz të kësaj nuk bënë asnjë hap për të ndihmuar popullin dhe shtetin. Prandaj janë dhe do të jenë gjatë në opozitë. Prandaj, mbani mend, për Marrëveshjen e Ohrit, disa thoshin se do të ishim bërë më shqiptarë, për organizimin territorial do të kishim federalizuar, për Prespën do të kishim humbur identitetin tonë. Kështu thonë ata që nuk kanë vizion për të ardhmen. Ne kemi thënë gjithmonë, kjo është rruga drejt së ardhmes. Tani koha është gjykatësi më i mirë, le ta kujtojnë qytetarët se kush kishte të drejtë”, deklaroi Zaev.

Kujtojmë se dje me 68 vota PRO, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, miratoi propozimin francez.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Tetovë hapet Klubi i Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Story i radhës

Javën e ardhshme priten kontakte të reja mes Milanit dhe Totenhemit

Të fundit nga

ShkoLartë