youtube mbyll kanalet qe shperndanin video mashtruese me ai 694bb58e2e9ab

YouTube mbyll kanalet që shpërndanin video mashtruese me AI

December 24, 2025
1 minut lexim

YouTube ka fshirë dy kanale të njohura që publikonin video të rreme të shkurta për filma, të krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI).

Platforma vendosi të shuajë kjo përmbajtje mashtruese dhe të mbyllë dy kanalet e mëdha: Screen Culture nga India dhe KH Studio nga Shtetet e Bashkuara, të cilat së bashku kishin më shumë se 2 milionë abonentë dhe mbi një miliard shikime.

Këto kanale nuk përdornin AI vetëm për argëtim, por kombinonin skena të krijuara me inteligjencë artificiale me materiale reale nga filma, duke sjellë kështu video që nuk ishin zyrtare dhe mashtronin publikun.

Për shembull, kanali Screen Culture publikoi 23 versione të ndryshme të një traileri për filmin “Fantastic Four: First Steps”, dhe disa prej tyre ishin më të shikuara se traileri zyrtar i filmit.

Vendimi i YouTube-it vjen në një kohë kur inteligjenca artificiale është duke u përdorur gjithnjë e më shumë në industrinë e filmit, duke përfshirë krijimin e përmbajtjeve që mashtrime publikun, për shembull për të simuluar personazhe ose skena që kurrë nuk kanë ekzistuar

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

molotove drejt kryeministrise jepen sot masat e sigurise per protestuesit noka balliu dhe nallbati ndjekin nga afer procesin 694bb566d5b47
Lajmi i mëparshëm

Molotovë drejt Kryeministrisë, jepen sot masat e sigurisë për protestuesit. Noka, Balliu dhe Nallbati ndjekin nga afër procesin

kulla qe sfidoi luften vizita e kurtit ne voksh te decanit 694bb5bfdf19c
Lajmi i radhës

Kulla që sfidoi luftën: Vizita e Kurtit në Voksh të Deçanit

Të fundit nga

ShkoLartë