YouTube do të ofrojë kurse me pagesë

min lexim

YouTube është një prej destinacioneve kryesore për përdoruesit që duan të mësojnë një aftësi të re apo të më shumë rreth një tematike të caktuar.

Platforma do të shtojë më shumë funksionalitete edukative dhe një prej tyre është që krijuesit të ofrojnë kurse video në formë të strukturuar.

Kështu krijuesit nuk kanë nevojë të drejtojnë përdoruesit në aplikacione apo sajte të tjera ku shesin këto materiale. YouTube do të mbajë një komision për shitjen e kurseve.

Kurset do të jenë të thelluara dhe strukturuara sipas YouTube. Krijuesit mund të tarifikojnë për kurset apo ti ofrojnë falas. Videot që janë pjesë e kurseve me pagesë nuk do të kenë reklama dhe mund të luhen në sfond.

Kurset fillimisht do të ofrohet si pjesë e një fazë testimi beta vitin e ardhshëm në SHBA dhe Korenë e Jugut. Ndërsa YouTube ka planifikuar zgjerimin e funksionalitetit në më shumë vende.

Për të shtuar përmbajtjet edukative në platformë, YouTube do të ofrojë një funksionalitet quajtur kuizet. Së fundi YouTube prezantoi një luajtës të integruar për aplikacionet edukative. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Largimet nga ASH nuk kanë të ndalur, dorëhiqet anëtari i FRASH

Story i radhës

Prindërit pritet të mbajnë vet mësimin në shkolla për fëmijët e tyre

Të fundit nga