Yonghong Li rikthehet dhe kërkon 320 milionë euro

min lexim

Yonghong Li është rikthyer! Ish-presidenti i Milan-it, siç ka bërë të ditur e përditshmja Sole 24 Ore, kërkon një super dëmshpërblim prej 320 milionë eurosh nga Elliott.

Kinezi është vënë lëvizje muaj më parë me një denoncim për dëmshpërblim të bërë në Gjykatën e Luksemburgut, nëpërmjet Rossoneri Sport Limited te Hong Kongut, kundrejt kompanive që kontrollohen nga fondi amerikan.

Tani që po zhvillohen negociatat me Investcorp, Mister Li duket se ka lajmëruar Elliott dhe fondin e Bahrain për kërkesën e tij për t’u dëmshpërblyer.

Gjurmët e Li ishin humbur nga 2018-ta, por tani që Milan-i po ndërron pronësi është emri i tij është kthyer të jetë në qendër të vëmendjes.

Mr Li kërkon të rikuperojë një pjesë të parave të humbura dhe kërkesa e tij për dëmshpërblim bazohet te një vlerësim i tij i klubit kuqezi, në 2018-ën, mbi 600 milionë euro: duke i hequr 300 milionët e financuar nga Elliott, diferenca janë 320 milionët e kërkuar.

Para këto që janë pak a shumë fitimi që duhet të nxjerrë Elliott nga shitja e klubit kuqezi. Gjithsesi, nga Elliott kanë bërë të ditur se kjo çështje nuk do të pengojë shitjen e klubit.

Në fakt, negociatat po shkojnë përpara pa probleme edhe pse hedhja e firmave e parashikuar fillimisht për këtë të premte, mund të shtyhet me disa ditë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vjehrrat që i përkasin këtyre 3 shenjave të horoskopit janë më “të këqijat”

Story i radhës

Shqiptarët të tallur nga BE për negociatat? Vihet në siklet Varhelyi: Vendimin e kanë në dorë shtetet anëtare

Të fundit nga