Yolanda Hadid është rikthyer në Instagram të dielën pas një mungese nëntë-mujore.
Nëna e supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid u tha fansave se mori disa pushime shumë të nevojshme për të “rivlerësuar” jetën e saj pas vdekjes së nënës së saj, Ans van den Herik.
“Pas humbjes së nënës sime, unë vërtet luftova me depresionin dhe rikthimin e Lyme (sëmundja e saj). Stresi emocional dhe pikëllimi ndikuan fuqimisht në sistemin tim imunitar”, ka shkruar Yolanda, postimin e saj, i cili e tregonte atë të veshur me pantallona të shkurtra xhins dhe një kapele kashte.
“As varësia ime nga telefoni nuk më ndihmoi, filloi të merrte kaq shumë kohë nga të qenit i pranishëm në jetën time… Kuptova që ngadalë po fillojmë të humbasim artin e komunikimit dhe që ai krijon një vetmi të thellë brenda nesh,” vazhdoi ajo.
Yolanda i përshkroi nëntë muajt e fundit si një “rivendosje të mrekullueshme” dhe një kohë për të “thyer zakonin e prekjes së telefonit 50 herë në ditë”.
“Koha është ngadalësuar dhe ndihem shumë më e qetë, kam më shumë kohë për t’u ulur dhe për të lexuar një libër, kohë për t’u rilidhur me njerëzit, për të qenë krijuese dhe më e rëndësishmja kohë me familjen time. Jam e emocionuar që jam kthyer dhe shoh se çfarë keni bërë të gjithë.”
Ish-ylli i “Real Housewives of Beverly Hills” u diagnostikua me sëmundje të rëndë, kronike neurologjike Lyme pasi një mjek belg zbuloi një infeksion aktiv në trurin e saj në vitin 2012.
Ajo më vonë iu nënshtrua një procedure TVAM (Modulimi Autonom Transvaskular) në vitin 2016. Trajtimi synon të lehtësojë pacientët nga simptomat e Lyme, duke përfshirë lodhjen.
Në autobiografinë e saj, ” Besomë: Beteja ime me padukshmërinë e sëmundjes Lyme “, ajo zbuloi se sëmundja dikur e shtyu atë të mendonte për vetëvrasje.
Përveç Gigi dhe Bella, Yolanda ka edhe djalin 23-vjeçar Anwar Hadid me ish-bashkëshortin Mohamed Hadid.