Ymeri: Kurti po e dëshmon që e sheh interesin e kulluar personal përmbi interesin kolektiv të qytetarëve

Visar Ymeri, ish-bashkpartiaku i kryeministrit aktual, Albin Kurti e ka akuzuar që ky i fundit po e dëshmon që e sheh interesin personal përmbi atë të qytetarëve.

Ai tha se fushata në Maqedoninë e Veriut tregon papërgjegjësinë e qeverisë aktuale.

“Është e vërtetë që Kosova ka shumë çështje dhe për të cilat qeveria Kurti tash e më shumë se vjet nuk ka asnjë përgjigje.

Fushata në Maqedoninë e Veriut nuk është pengesë e drejtpërdrejt për zgjidhjen e këtyre çështjeve në kuptimin e kohës e energjisë së shpenzuar. Por ajo qartazi flet për papërgjegjësinë e kësaj qeverie dhe faktin se si Kurti dhe të tjerët e shohin interesin partiak (e në rastin e Kurtit, interesin e kulluar personal) përmbi interesin kolektiv të qytetarëve të Kosovës dhe të Kosovës si shtet”, përfundoi Ymeri.

Story i mëparshëm

”Tesla” tenton sërish që ta paguajë Elon Musk 56 miliardë dollarë

Story i radhës

Angellovska-Bezhoska: Banka Popullore siguroi stabilitetin e denarit, lëvizjet inflacioniste dhe sektorin bankar

Të fundit nga