​Ymeri: Kurti duhet të reagojë kur të linçohen njerëzit edhe nëse nuk e ka mendimin njëjtë politik me ta

December 12, 2022
1 minut lexim

Analisti Visar Ymeri, ka folur për linçimet edhe ka thënë se duhet të dënohet çdo akt i cili tenton t’i ndalojë lirinë e të menduari personit tjetër duhet të dënohet.

Sipas Ymerit, pushteti i Kurti është duke e ushqyer një logjike linçuse dhe për këtë arsyeje sipas tij, “është fajtor”. “Kryeministri Albin Kurti duhet të reagojë kur të linçohen njerëzit edhe nëse nuk e ka mendimin njëjtë politik me ta sepse cenimi lirisë së mendimit e dëmton demokracinë”, ka theksuar ai.

“Këto linçime të cilat po vijnë nga rrejtet social të cilat nganjëherë bëhen me profile të rrejshme dhe shpeshherë me profile të vërteta, megjithatë janë njerëz të ndikuar politikisht”, ka deklaruar Ymeri. “Janë njerëz të cilët e përcjellin një vit të caktuar të mendimit politik dhe pastaj kundërshtarin e sulmojnë pasi e marrin nga një autoritet politik që ti ke të drejtë me vlerësu moralisht secilin person që del në publik”, ka theksuar Ymeri.

Më tej, ai ka thënë se linçimet po bëhen se ka një ndërlidhje me një gjë që sipas tij “që në njërën anë e kemi të shenjtin në politik, që është Kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje edhe natyrisht kur është i shenjt çdo kush që është kundër tij është heretik, edhe heretikun natyrisht që ke të drejtë me sulmu qe besa edhe me kërkua vrasjen e tij. Kjo është logjik politike”. Ymeri ka thënë se një logjike të tillë duhet t’i vijë fundit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Preket Ruka: Vëllai im lexonte shumë libra qysh i vogël, e formoi tradita e pasur e vendit tonë

Story i radhës

Tensionet në veri të Kosovës, Borrelll tregon çfarë u ka kërkua shteteve anëtare të BE

Të fundit nga

Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA

Shqipëria pranohet në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Vendimi është marrë sot nga Këshilli Europian i Pagesave dhe është njoftuar në Bankën e Shqipërisë. Më datë 13 qershor të
ShkoLartë