Yllka Shatri nuk i ndahet Istogut

Hendbollistja e kombëtares së Kosovës, Yllka Shatri, nuk i ndahet Istogut.

Ajo i mbetet besnike kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës, Istogu.

Klubi i Istogut mburret që ka vazhduar me Shatrin, prej hendbollisteve më të mira në vendin tonë.

“Hendbollistja e Istogut dhe kombëtares së Kosovës Yllka Shatri ka vazhduar kontratën më skuadrën kampione të Kosovës Istogu edhe për një vit.

Hendbollistja e dalur nga akademia e klubit më skuadrën Istogase ka ndërtuar një karrierë të suksesshëm duke fituar të gjitha trofetë e mundshme qoftë më skuadrën e par qoftë më skuadrat e gjeneratave, ndërsa më kombëtaren kosovare është paraqitur më plot suksese në kualifikime për kampionat botëror dhe evropian. Vitin që lamë pas Yllka  ishte hendbollistja më e mirë e vijës e zgjedhure në Kosovë.

Këtë vit ashtu si shumica e hendbollistëve të Istogut  ka pasur shumë oferta për të ndërruar skuadër megjithatë ka vendosur të qëndroj të skuadra kampione e vendit më të cilën në shtator pritet ta përfaqësojnë Istogun në kupat evropianë për herë të 7-të më radhë.

 Yllkës dhe skuadrës sonë i dëshirojmë sezon suksesshme dhe suksese të reja”, njofton KHF Istogu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

9 gabimet që bëjmë kur na pëlqen dikush

Story i radhës

Dodik padit veten

Të fundit nga