Ylli spanjoll pritet të kalojë me parametra zero te Milani?!
Marko Asensio, i kërkuar tashmë nga Milani në verë, mund të rikthehet në radarin e “kuqezinjve” gjatë pranverës pasi futbollistit spanjoll i skadon kontrata me Real Madrid verën e ardhshme dhe nuk duket se palët do të gjejnë një marrëveshje.
Agjenti i tij, Horhe Mendes, do të fillojë bisedimet me klubet e ndryshme të interesuara për një transferim me parametra zero.
Mes tyre mund të jetë edhe Milani dhe sipas raportimeve nga mediet italiane një gjë të tillë “Djalli” e dëshiron shumë.