Ylli shkëlqen në Vlorë

Golden Eagle Ylli është skuadra e dytë gjysmëfinaliste në Final 8 Liga Unike Lajthiza.

Ish-kampionët e kësaj gare kanë mundur Tiranën me rezultat 56:92 (25:21, 9:31, 8:30, 14:10), në çerekfinalen e zhvilluar në Vlorë.

Tiranasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 25:21, por therandasit ishin bindshëm më të mirë në periudhat dy e tre, për tu shkëputur bindshëm, dhe në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë për të fituar 56:92.

Gerald Dangelo Davies shënoi 19 pikë për Tiranën, kurse Alonzo Verge Jr kishte 27 pikë, nëntë kërcime e nëntë asistime për Yllin.

Ylli në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Peja-Teuta.

Story i mëparshëm

Në zgjedhjet presidenciale në RMV do të mund të votojnë 2571 shtetas tanë të huaj

Story i radhës

​19-vjeçari vrau tre anëtarë të familjes në Gjermani

Të fundit nga