Ylli shkëlqen në Therandë

March 22, 2025
1 minut lexim

Golden Eagle Ylli shënon fitore të rëndësishme ndaj Pejës me rezultat 72:64 (16:19, 26:17, 16:23, 14:5) në javën e 25-të të ProCredit Superligës.

Për Yllin ishte fitorja e tretë radhazi, pas sukseseve ndaj Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Ndeshja nisi e barabartë për të dy skuadrat, ku perioda e parë përfundoi 16:19, ndërsa çerekun e dytë e fituan vendasit 26:17.

Perioda e tretë nisi më mirë për verdhezinjtë, të cilët e fituan 16:23, ndërsa dhjetëminutëshi i fundit ishte vendimtar, ku therandasit e fituan 14:5, për të shënuar fitore me shifra 72:64.

Te vendasit u dalluan Jalen Nesbitt me 19 pikë dhe një kërcim, ndërsa Lis Shoshi shtoi 13 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim. Te mysafirët, më i miri ishte Tulio Da Silva me 19 pikë, 13 kërcime dhe një asistim.

Golden Eagle Ylli ka 12 fitore dhe 13 humbje, ndërsa Peja ka 13 fitore dhe 12 humbje.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Pacolli akuzon Pecin për shpifje: Pati premtuar se një dëshmitar do të më denonconte për “vrasje të heronjve”

Story i radhës

Musk zbulon planin për të ‘luftuar’ ata që i dëmtojnë Teslat

Të fundit nga

Mot i vranët e me diell

Moti për sot parashihet i vranët dhe me intervale dielli. Nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës bëhet e ditur se vranësirat vende – vende mund të sjellin edhe riga shiu. Temperaturat minimale do
sqmken
ShkoLartë