“Ylli kuqezi” dominon me tre-golësh listën e golashënuesve në Spanjë

December 17, 2024
1 minut lexim

Është padyshim një prej lojtarëve më të mirë në Spanjë.

“Bomberi” i Kombëtares “Kuqezi”, Myrto Uzuni ka shkëlqyer sërish në Kategorinë e Dytë të futbollit spanjoll, teksa mbrëmjen e kësaj të marte ka arritur të shënojë plot 3 gola në fitoren e thellë 4-1 që Granada e tij arriti ndaj skuadrës së Cartagena.

Uzuni shënoi në minutat 14’, 27’ e 73’ ndërsa për të hipotekuar rezultatin e përgjithshëm menduan Rodelas për vendastie e Valles për miqtë.

Falë kësaj fitoreje të madhe “ylli” 29-vjeçar ngjit skuadrën e tij në vendin e 4-t të tabelës me 32 pikë, ndërsa vetë pozicionohet në krye të tabelës së golashënuesve me plot 14 gola, teksa ndiqet nga kolumbiani Luis Suarez me 12 gola.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Afrim Gashi: Kur ne kërkonim që me amandamente kushtetuese të mos vjetrohen lëndët për vepra penale, ndodhi e kundërta

Story i radhës

“Nuk do ta lejoj”, Zelensky “shpërthen” ndaj Orbanit: S’kemi nevojë që të bëjë ndërmjetësin me Rusinë

Të fundit nga

ShkoLartë