Ylli i Uellsit: Kam qarë gjithë ditën

November 22, 2022
1 minut lexim

Neco Williams ka shkuar përtej dhimbjes për humbjen e madhe që ka pësuar. Mbrojtësi i Uellsit ka zbuluar në rrjetet sociale se ka luajtur kundër Amerikës në Kupën e Botës, pasi ka mësuar se gjyshi i tij ishte ndarë nga jeta.

Futbollisti, i zëvendësuar në pjesën e dytë, ka shpërthyer më pas në lot në përfundim të ndeshjes dhe ka rrëfyer motivin e reagimit të tij në rrjetet sociale.

“Të dielën kam marrë lajmin më të vështirë të mundshëm, kur mamaja ime më ka thënë se gjyshi im kishte humbur jetën gjatë natës”, ka thënë Neco Williams.

“Pasi kam qarë gjithë ditën, ishte shumë e vështirë të luaja një ndeshje të Kupës së Botës, por shkoj përpara me mbështetjen e shokëve të skuadrës dhe familjes sime”.

Uellsi, që barazoi 1-1 kundër Amerikës, do të kthehet në fushë më 25 nëntor për ndeshjen e dytë të Grupit B. Ëilliams me shokë do të luajnë kundër Iranit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Me fjalimin e at Gjergj Fishtës, Grubi ju drejtohet të pranishmëve në Akademinë solemne

Story i radhës

​Scholz: Gjermania duhet të jetë gati për eskalimin e situatës në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë