ylli i serialit euphoria eric dane diagnostikohet me semundjen e rende 67f9088fe613d

Ylli i serialit Euphoria, Eric Dane diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

April 11, 2025
1 minut lexim

Aktori i njohur Eric Dane ka ndarë një lajm tronditës me revistën PEOPLE, duke zbuluar se është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë, ALS (skleroza laterale amiotrofike).

Jam diagnostikuar me ALS”, shprehet ai me sinqeritet. “Jam thellësisht mirënjohës që kam familjen time të dashur pranë meje, ndërsa përballemi së bashku me këtë kapitull të ri të jetës”.

Dane, 52 vjeç, është i martuar me aktoren Rebecca Gayheart dhe së bashku janë prindër të dy vajzave, Billie Beatrice, 15 vjeç, dhe Georgia Geraldine, 13 vjeç.

Pavarësisht diagnozës së rëndë, aktori vazhdon të tregojë forcë dhe përkushtim ndaj profesionit të tij.

“Ndjehem me fat që ende mund të punoj dhe mezi pres të rikthehem në xhirimet e ‘Euphoria’ javën që vjen”, tha ai për PEOPLE.

Ju lutem, kërkoj mirëkuptimin tuaj për pak privatësi për mua dhe familjen time në këtë periudhë”.

Dane luan rolin e babait autoritar të familjes Jacobs në serialin hit të HBO, Euphoria, dhe është planifikuar të nisë xhirimet për sezonin e tretë më 14 prill. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kdi ja publikon fletenotimin mjedisor te komunave ferizaj renditet e para ne nivel te vendit per realizim te premtimeve 67f9075cea3f8
Story i mëparshëm

KDI-ja publikon fletënotimin mjedisor të komunave, Ferizaj renditet e para në nivel të vendit për realizim të premtimeve

tetova po merr fryme me vlen 67f90cb24f757
Story i radhës

TETOVA PO MERR FRYMË ME VLEN!

Të fundit nga

ShkoLartë