Milani e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Napolit me rezultat 1-0 në “San Siro” duke lënë kështu gjithçka të hapur për ndeshjen kthyese në “Diego Armando Maradona”.
Ylli i Napolit Di Lorenzo është i bindur se skuadra e tij mund ta përmbys rezultatin në ndeshjen kthyese.
“Sigurisht që të luajmë këtu pa një sulmues (Osimhen) nuk është e lehtë, por edhe me Elmasin kemi krijuar shumë raste.
Ne jemi një skuadër cilësore, për të kaluar duhet të fitosh në shtëpi, le të shpresojmë që të ketë një atmosferë të mirë atje, si gjithmonë këtë vit”, ka thënë kapiteni i Napolit.