Ylli i Napolit informon klubin që dëshiron të largohet dhe t’i bashkohet Barcelonës

June 7, 2022
1 minut lexim

Barcelona ka pranuar disa lajme të mira në lidhje me njërin nga prioritetet kryesore të repartit të mbrojtjes, para se të hapet afati kalimtar veror i transferimeve.

Gjiganti katalunas ka për synim që të transferojë një qendërmbrojtës kualitativ, pavarësisht se ka arritur marrëveshje që ta transferojë Andreas Christensenin nga Chelsea si lojtar të lirë.

Dhe mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, është identifikuar si një nga dy objektivat kryesore nga menaxheri i Barcelonës, Xavi Hernandez, së bashku me Jules Kounde të Sevillas.

Por duke pasur parasysh çmimin e këtij të fundit dhe konkurrencën për transferimin e tij, Koulibaly është shfaqur si opsioni më i favorshëm për Barçën.

Tani, Barcelona ka pranuar një lajm tejet të mirë, pasi që Koulibaly e ka informuar Napolin që dëshiron të largohet nga klubi gjatë kësaj vere, raporton “CalcioNapoli24”.

Kontrata aktuale e 30 vjeçarit me Napolin skadon në vitin 2023 dhe ai veçse ka refuzuar propozimet e klubit, ku ka informuar presidentin e klubit Aurelio De Laurentis dhe trajnerin Luciano Spalletti se dëshiron që të largohet nga klubi këtë verë.

Ndërkaq, më tej raportohet se mbrojtësi senegalez e ka bërë prioritet kalimin te Barcelona, ku sipas disa spekulimeve thuhet se ai ka marrëveshje në parim me gjigantin katalunas.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vjen reagimi i SHBA-së pasi Lavrov-it i dështojë vizita në Serbi

Story i radhës

Lazim Destani i ftuar nga Bundestagu merr pjesë në takimin vjetor në Berlin

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë