Këngëtari i muzikës country, Jason Aldean, e ka braktisur me nxitim skenën gjatë një koncerti në shtetin amerikan Connecticut.
Kjo pasi thuhet se nuk ishte mirë me shëndet për shkak të lodhjes që e ka përjetuar nga i nxehti i madh.
Aldean foli për incidentin në Instagramin e tij, duke thënë se kishte nevojë për të marrë një infuzion pas shfaqjes, dhe se tani ishte më mirë me shëndet.
“Ishte vapë, isha i dehidratuar dhe më kapi rraskapitja nga nxehtësia e madhe”, tha ai, shkruan BBC.