ylli i liverpoolit rrezikon te denohet nga federata e anglise 681112ae1fca6

Ylli i Liverpoolit rrezikon të dënohet nga Federata e Anglisë

April 29, 2025
1 minut lexim

Ylli i Liverpool-it, Cody Gakpo, rrezikon të përballet me sanksione nga Federata Angleze e Futbollit (FA) pasi dyshohet se ka shkelur një rregull të rreptë të vendosur nga International Football Association Board (IFAB).

Të dielën pasdite, Liverpool fitoi titullin e 20-të në elitën angleze, pas një fitore bindëse 5-1 ndaj Tottenham Hotspur në “Anfield”. Golat e Luis Diaz, Alexis Mac Allister, Cody Gakpo, Mohamed Salah dhe një autogol i Destiny Udogie vulosën suksesin e skuadrës së Arne Slot, pas golit të hershëm të ish-sulmuesit të tyre, Dominic Solanke, për Spurs.

Gjatë festimit të golit të tij në minutën e 34-t, Gakpo u pa duke hequr bluzën dhe duke zbuluar një kanotierë ku shkruhej “I belong to Jesus” (Unë i përkas Jezusit), duke rikrijuar ikonografinë e famshme të Kaká-s nga sezoni 2006/07.

Megjithatë, sipas rregullave të IFAB, një gjest i tillë mund të konsiderohet shkelje. Rregullorja ndalon çdo mesazh “politik, fetar apo personal” në veshjen e lojtarëve. “Lojtari dhe/ose skuadra do të sanksionohet nga organizatori i garës, federata kombëtare ose nga FIFA,” thuhet në udhëzimet e IFAB.

Sipas The Athletic, FA është duke shqyrtuar veprimin e Gakpo-s dhe mund të marrë masa ndëshkuese ndaj tij.

Pas ndeshjes, Gakpo u pa sërish me të njëjtën kanotierë gjatë festimeve me tifozët, duke shtuar më tej mundësinë për ndëshkim.

Ky rast rikthen në vëmendje tensionin që ekziston mes shprehjeve personale të lojtarëve dhe rregullave strikte që synojnë të mbajnë futbollin të lirë nga mesazhet me ngarkesë politike apo fetare..

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

perplasje brenda opozites murati disa deputete jane pro haxhiut levizja qe pritet nga kurti 68110ef6106d7
Story i mëparshëm

Përplasje brenda opozitës? Murati: Disa deputetë janë pro Haxhiut- lëvizja që pritet nga Kurti

kanada kryeministri carney fiton zgjedhjet ndersa udheheqesi konservator humbet vendin e tij ne parlament 6811163b81f05
Story i radhës

Kanada/ Kryeministri Carney fiton zgjedhjet, ndërsa udhëheqësi konservator humbet vendin e tij në Parlament

Të fundit nga

ShkoLartë