Përforcim në repartin ofensiv për FC Zurich-it.
Sipas mediumit zviceran ‘Blick’, klubi është pranë transferimit të një lojtari me 52 paraqitje për Kombëtaren e Kosovës.
Trajneri i FC Zurich, Dennis Hediger, pothuajse e zbuloi afrimin në një intervistë të brendshme të klubit të martën, para ndeshjes kundër Winterthurit. “Natyrisht, jemi të lumtur që mund ta rrisim thellësinë e skuadrës,” tha ai. ‘Blick’ raportoi se bëhet fjalë për një mesfushor.
Tashmë duket se emri është konfirmuar. Sipas ‘Blick’, lojtari është Valon Berisha (33 vjeçar).
Mesfushori nga Kosova ka luajtur më parë për klube të njohura si Lazio Roma.
Së fundmi, Berisha, i lindur në Sued, ishte nën kontratë me LASK Linz, por këtë sezon nuk ishte pjesë e planeve të skuadrës austriake dhe prej kohësh ishte në kërkim të një ekipi të ri.
Raportohet se ai kishte refuzuar së fundmi një ofertë nga klubi boshnjak Zhelezniçari, ndërsa tani arsyeja duket e qartë. Agjenti i tij, Frank Schreier, ndodhet aktualisht në Zurich dhe ka publikuar në Instagram një fotografi nga stadiumi i FC Zurich, të shoqëruar me një emoji nënshkrimi.
Prezantimi zyrtar i Berishës pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.
Burimi: botasot.info


