Më shumë fjalë vijnë nga trajneri i Kamerunit, Rigobert Song në lidhje me rastin Onana, me portierin e Interit që largohet nga Katari: “Onana kërkoi të largohej dhe ne pranuam. Ne po luajmë në një Botëror dhe duhet të sigurohem që skuadra të jete mbi “individët”.
Grupi është më i rëndësishëm. Janë 26 lojtarë që punojnë së bashku për këtë kompeticion dhe ne duam të tregojmë disiplinë dhe respekt. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. André është një portier i madh, por ne fokusohemi te ekipi.” Onana u përjashtua nga ndeshja kundër Serbisë për arsye disiplinore.
Çfarë ndodhi – Përjashtim sensacional në Kamerun-Serbi, nuk ishte André Onana ai që mbrojti shtyllat e kombëtares afrikane, i cili kishte luajtur ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër Zvicrës, por Devis Epassy.
Portieri i Interit nuk u ul as në stol, dhe për këtë arsye humbi një ndeshje që mbartte pikë shumë të rëndësishme për kualifikimin në 16-she të “Katar 2022”. Siç doli, baza e përjashtimit nuk ishte një problem fizik, por masë disiplinore.
Në fakt, Onana kishte pasur një diskutim të ashpër me trajnerin e Kamerunit, Rigobert Song, i cili do t’i kërkonte të ndryshonte stilin e lojës. Sipas burimeve të tjera, portieri kundërshtoi vendimin për të luajtur Nkoulou kundër Zvicrës. Përpjekja ndërmjetësuese e Samuel Eto’o ishte e kotë.
Në orët e fundit është folur për një kampionat botëror tashmë të përfunduar për Onana dhe për rikthimin e tij të afërt në Milano, por vetë Song e ka mohuar këtë hipotezë për momentin.
“Do të kemi mundësinë të kuptojmë nëse Onana do të vazhdojë Botërorin me ne apo jo. Është diçka që varet edhe prej tij. I kërkova të priste. Ai do të duhet të kthehet dhe të respektojë rregullat”. Pra, pozicioni i portierit të Interit është i paqartë dhe vetëm ditët në vijim do të tregojnë se cili do të jetë evolucioni i historisë.