Ylli i “Harry Potter”, Daniel Radcliffe do të bëhet baba për herë të parë

Daniel Radcliffe është në pritje të fëmijës së tij të parë me të dashurën Erin Darke.

Një zëdhënës i yllit të “Harry Potter”, 33 vjeçar, thuhet se ka konfirmuar lajmin të shtunën.

Mendohet se çifti, të cilët janë bashkë për më shumë se një dekadë, janë ‘absolutisht të emocionuar’ për t’u bërë prindër.

Një burim i afërt me çiftin zbuloi për The Mirror: “Daniel dhe Erin nuk mund të ishin më të lumtur. Ata janë absolutisht të emocionuar dhe mezi presin të bëhen një familje prej tre anëtarësh”.

“Ata u kanë thënë familjeve dhe miqve të tyre. Është një kohë tepër emocionuese”.

Ndërsa një burim shtoi për The Sun: “Daniel është shumë i emocionuar që do të bëhet baba. Marrëdhënia e tij me Erin është vërtet e veçantë dhe të gjithë mendojnë se do të jenë prindër të mrekullueshëm”.

Danieli është më i famshëm për rolin në “Harry Potter”, ndërsa Erin ka luajtur në “Still Alice”, “The Marvelous Mrs. Maisel” dhe “Good Girls Revolt”.

Çifti jetojnë bashkë në New York, përkundër se e ruajnë marrëdhënien e tyre jashtë vëmendjes së publikut. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Emrat e PS për 14 majin/ Gëzim Topçiu nuk heq dorë, rikandidon për herë të shtatë për Maliqin

Story i radhës

Izraeli i përfshirë nga protesta masive prej muajsh, kërkohet ndalimi i reformës në drejtësi

Të fundit nga