Ylli i Brazilit ndërpret marrëveshjen me markën e famshme

December 6, 2022
1 minut lexim

Vinicius Junior është një nga lojtarët kryesorë të Brazilit në këtë Kupë Bote.

Pritshmëritë për yllin e Real Madrid janë të larta dhe deri më tani ai ia ka dalë t’i përmbushë ato më së miri. Vinicius duket i lumtur në fushë megjithatë ka një aspekt për të cilin anësori nuk është i kënaqur. Bëhet fjalë për marrëveshjen e tij me markën e famshme Nike.

Shumë nga yjet e Botërorit i kemi parë të veshin këpucët e reja, por e kundërta ndodh me Vinicius që ende përdor atletet e sezonit të kaluar. Një fakt, që e ka mërzitur talentin brazilian me këtë të fundit që i ka kërkuar zyrtarisht avokatëve të tij të nisin negociatat për të ndërprerë marrëveshjen me Nike.

Dëshira e Vinicius nuk do të jetë e lehtë për t’u përmbushur duke qenë se me Nike ka një kontratë deri në vitin 2028 dhe për më tepër të firmosur vetëm para startit të Botërorit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Cilat shenja të horoskopit janë më xhelozët në marrëdhëniet e dashurisë

Story i radhës

Sulmi me grusht ndaj Berishës/ Topalli: Një nga momentet më të errëta të historisë 30-vjeçare të pluralizmit!

Të fundit nga

ShkoLartë