Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjermani. Një hajdut ka tentuar ta vidhte veturën e boksierit Senad Gashi, i cili ka fituar 22 nga 25 meçet profesionale.
Të enjten në mbrëmje doli nga lokali (Shisha Bar) dhe zbuloi se një person po përpiqej t’ia vidhte veturën e tij Mercedes Brabus në Hamburg të Gjermanisë, – shkruan media gjermane “Bild”.
Ish-kampioni i botës dhe Evropës në peshën e rëndë (GBU/UBF) doli nga një shisha bar, e rrëzoi hajdukun në tokë dhe e goditi me shqelma.
Kalimtarët kanë lajmëruar policinë. Katër makina patrullimi shkuan në vendngjarje. Kur mbërritën, beteja e pabarabartë ishte vendosur prej kohësh.
Zyrtarët kërkuan një ambulancë për hajdutin e ndaluar, por ai refuzoi trajtimin mjekësor. Boksieri po hetohet për sulm. Gashi nuk ka dashur të komentojë incidentin.